AKTUALITETKRONIKË

Arrestohen dy shtetas në Lushnjë për vjedhje banesash, zbardhen tre raste gjatë operacionit “Steal”


Policia e Lushnjës ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm, i quajtur “Steal,” duke arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në banesa. Pas marrjes së kallëzimeve nga qytetarët, autoritetet hetuan dhe identifikuan shtetasit L. Xh., 30 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, të dy nga fshati Fiershegan. Ata dyshohet se kanë kryer të paktën tre vjedhje në dy muajt e fundit, duke marrë sende me vlerë dhe shuma parash. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lushnjë

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Veprimet hetimore të kryera pas kallëzimeve të qytetarëve, identifikojnë dhe çojnë në pranga 2 shtetas që kryenin vjedhje në banesa.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Zbardhen 3 vjedhje të kryera prej tyre, gjatë 2 muajve të fundit. Sekuestrohen sende me vlerë dhe shuma parash të vjedhura në banesa.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Komisariati i Policisë Lushnjë, pas kallëzimeve të marra nga disa qytetarë, se në banesat e tyre ishin vjedhur sende me vlerë dhe para, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit “Steal”, Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit: L. Xh., 30 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.

Gjatë dy muajve të fundit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë. 3 nga këto vjedhje janë zbardhur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button