AKTUALITET

Nuk kishin shenja dhune! Autopsia tregon shkakun e vdekjes së nënë e bijë në Tetovë, analizat i kryhen dhe djalit të mitur që ndodhet në spital


Helmimi rezulton të jetë shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Sllatina, kanë njoftuar sot nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokuroria bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e ngjarjes, ku dje janë gjetur të vdekura nëna 36-vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë analiza i janë kryer dhe djalit të mitur që ndodhet në spital ku pritet të dalin rezultatet. Të njëjtat analiza po i bëhen dhe kryefamiljarit i cili është arrestuar, pasi fillimisht u dyshuar se ishte ai autor.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i Prokurorisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes, andaj nga e ndjera janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë dhune.

Analiza shtesë janë bërë edhe ndaj djalit 9 vjeç, për të parë nëse i njëjti ka pasur ndonjë helmim, e i cili vazhdon të gjendet në Qendrën Klinike në Shkup, ku po trajtohet pas traumës së përjetuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës nga anëtarët e tjerë të familjes – babait dhe djalit, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to. Po ndërmerren veprime të tjera për pastrimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gruaja 36-vjeçare dhe vajza e saj u gjetën mbrëmë pajetë në fshatin Sllatinë të Tetovës, një ngjarje që tronditi opinionin për shkak të misterit që rethonte shkaqet e vdekjes.

Related Articles

Back to top button