AKTUALITET

Reshjet e shiut në Lezhë dhe Shkodër/ Forcat e Armatosura në dispozicion, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, bashkëpunoni me institucionet.


Ditët në vijim pritet të shoqërohen me shira, teksa në Shkodër dhe Lezhë parashikohet që do të ketë dhe shtrëngata të forta.

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe gjithashtu shprehet se Forcat e Armatosura do të jenë në gatishmëri për ndërhyrje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tre ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhej në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button