AKTUALITET

Në rrugën ku të rrezikohet jeta/ Në aksin Lushnje-Berat ka disa raste të aksidenteve fatale, një i ri humbi jetën dje


Policia ka arrestuar sot drejtuesin e mjetit bujqësor, Arben Toskën, si shkaktar te aksidentit të një nate më parë me pasojë një viktime.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mbi 41-vjecarin rëndon akuza “shkelje e rregullave në qarkullim me pasojë vdekjen”. Ngjarja e mbrëmshme në aksin Lushnjë- Berat ishte tragjike për 25-vjecarin Petro Piti, i cili nuk i mbijetoi aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjurmët e shkatërrimit nga aksidenti janë të dukshme në rrugën pranë kryqëzimit Kashtëbardhe. Banorët kalojnë çdo dite përmes kësaj rruge në këmbë ose me mjetet bujqësore. Ermanda Toska, kunata e 41-vjeçarit të arrestuar tregon se ajo kalon nëpër këtë rruge me karrocë dore për të shkuar në tokën e saj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Edhe për Besim Koxhajn dhe Xhafer Dubarën, banor të Kashtë-Bardhës, kalimi në këtë rrugë paraqet rrezik për jetën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rruga nacionale Lushnjë-Berat është një nga akset më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve. Ajo ndan tokat mes për mes dhe mjetet bujqësore kalojnë në po të njëjtën rrugë edhe për drejtuesit e tjerë. Shpejtësia tej normave te lejuara dhe mungesa e ndriçimit, e kane kthyer këtë segment në një rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button