Përleshje mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në kantierin e stadiumit “Camp Nou”
Një përleshje mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë është regjistruar pasditen e kësaj të premte, rreth orës 15:00 në në kantierin e stadiumit”Camp Nou” të Barcelonës.
Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi tregon se janë përdorur armë të ftohta në sherr dhe drejtuesit e punimeve kanë marrë vendimin për të përjashtuar nga puna të gjithë punëtorët e përfshirë në konflikt.
Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të ‘Camp Nou’, teksa një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.
Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.
Stadiumi i rinovuar “Camp Nou” pritet të hapet me një kapacitet të kufizuar në mars të vitit 2025.