Këngëtari kosovar, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik si “Fero”, braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani
Këngëtari Fero, kohët e fundit ka lënë muzikën për t’iu dedikuar plotësisht fesë islame, ka dalë së fundi me disa deklarata të reja që kanë ngjallur diskutime në rrjetet sociale.
Këngëtari Fero, kohët e fundit ka lënë muzikën për t’iu dedikuar plotësisht fesë islame, ka dalë së fundi me disa deklarata të reja që kanë ngjallur diskutime në rrjetet sociale.
Në një video live në Tik Tok ai shprehet se dëshiron të martohet me më shumë se një grua.
Gjatë transmetimit, Fero dëgjohet duke thënë se i lejohet që të marrë katër gra, bazuar në besimin të cilit i përket tani.
“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”, ka thënë ai, duke theksuar se kjo dëshirë është e mundshme edhe për shkak të stabilitetit të tij ekonomik.
Të tilla pohime vijnë pas ndryshimeve të mëdha në jetën e Feros, pasi ai vendosi të largohej nga karriera e tij muzikore dhe t’i përkushtohej fesë myslimane.
Megjithëse ky vendim ka ngjallur debat në mesin e fansave të tij të mëparshëm, Fero duket i vendosur të ndjekë rrugën e re shpirtërore.
Deklarata e tij për martesën me më shumë se një grua ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale, ku njerëzit kanë shprehur mendime të ndryshme për këtë çështje.