AKTUALITETKRONIKË

RRUGORJA “BËN NAMIN”/ Në Vlorë dhe Sarandë tre shoferë të arrestuar, mijëra gjoba në një javë. 


Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të gjitha akset rrugore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas komunikatës, 3 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë që janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

🚨Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun 🚔.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

⛔️Është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media.

Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

•   229 për parakalime të gabuara 🚗
•   122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
•   48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗
•   93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 
•   10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit 🍻🚫 
•   11 për mungesë dokumentesh ⚠️
•   134 për parkim të gabuar 🚫🅿️ 
•   1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️ 

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalime të gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button