AKTUALITETKRONIKË

Policia ka arrestuar një 15 -vjeçar në Shkodër, pasi plagosi për vdekje me thikë mbrëmjen e së hënës bashkëmoshatarin e tij, po ashtu 15- vjeçar.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, në Shkodër, ndërsa shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit mes të rinjve. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup pa probleme për jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital”, njoftoi policia. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut  dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button