Finalizohet operacioni policor “Storm 26” në Sarandë, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar për vjedhje të një dyqani
Policia e Sarandës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Storm 26,” që çoi në zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Një nga autorët e dyshuar, shtetasi E.N., 25 vjeç, është arrestuar pas kapjes së tij me një thikë dhe sëpatë gjatë kontrollit fizik. Hetimet tregojnë se E.N., në bashkëpunim me një person tjetër, më 12 dhe 13 tetor, ka tentuar të vjedhë një dyqan elektroshtëpiakesh dhe ka kryer një vjedhje parash në një tjetër dyqan. Autoritetet janë duke kërkuar bashkëpunëtorin dhe vazhdojnë hetimet për krime të tjera të mundshme. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Storm 26”.
Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes, të kryera në bashkëpunim, në lagjen nr. 4, Sarandë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Sekuestrohen një thikë dhe një sëpatë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit në këto vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 26,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.