Lushnjë/ Policia godet rastin e armëmbajtjes pa leje, sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov, për këtë rast u arrestua në flagrancë 68 vjeçari.
Lushnjë/Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.