Trafik droge nga Italia në Shqipëri, burg për drejtuesit e grupit kriminal
Gazetarja, Anila Hoxha raporton se bëhet fjalë për shtetasit Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi.
Shtetasi Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago) u dënua me 4 vite e 8 muaj burg, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Edhe shtetasi Lulzim Selimi është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Esmeralda Xhili, me vendimin Nr. 59, datë 16.10.2024 vendosi:
1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago) për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit
388, pika 1, të K.Pr.Penale.
1.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago), i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
1.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Branjol Liço do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
3. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Selimi, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
3.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Lulzim Selimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale.
3.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lulzim Selimi, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
3.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Lulzim Selimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
4. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Dhimitër Nina, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
4.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dhimitër Nina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
4.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dhimitër Nina, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
4.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Dhimitër Nina do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, nëreferim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
Top Channel