AKTUALITET

Votimi elektronik vetëm në Elbasan dhe Durrës, PS kërkesë KQZ të përfshihet edhe Tirana


Partia Socialiste ka mbështetur propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit, votimi të bëhet elektronik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një shkresë drejtuar Celibashit, PS ka kërkuar që përveç këtyre dy qarqeve, votimi elektronik të shtrihet edhe në qarkun e Tiranës, duke listuar edhe arsyet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Nga ana tjetër, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Tashmë votimi elektronik është një procesi i njohur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që Tirana, e para ka realizuar modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, është krijuar një eksperiencë nga qytetarët në këtë proces.

Nga ana tjetër, është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësippër realizimin me sukses të këtij procesi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi.

Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun  Tiranë, ku do të zhvillohet votimi elektronik”, thuhet në shkresë.

“Qarku Tirane, është qarku me peshë të madhe politike dhe elektorale. Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ.  Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik, i cili rezultoi i suksesshëm. Gjithashtu e bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proces të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë, të cilët krijojnë vonesa në proces për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve”, thuhet në përgjigje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button