AKTUALITETBOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

Tragjike/ Ra nga ballkoni i katit të tretë, vdes ylli i One Direction! Këngëtari 31-vjeçar dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. Çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit

Ish-ylli i One Direction, Liam Payne është gjetur i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Këngëtari 31-vjeçar raportohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tretë, sipas policisë argjentinase.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas deklaratës, policia ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit se „për një burrë i cili ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës“.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Menaxheri i hotelit ka deklaruar se dëgjoi një zhurmë të madhe dhe kur policia mbërriti në vendngjarje e gjetën këngëtarin të vdekur.

Reklama në FieriWeb
liam payne.1

Policia raportohet se ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit duke i kërkuar ndihmë për një klient të alkoolizuar.

Punonjësi ishte shprehur se këngëtari „ka shkatërruar dhomën, duhet të dërgoni dikë“, duke shtuar se jeta e klientit të tyre në hotel ishte e rrezikuar pasi dhoma e tij kishte ballkon.

Raportohet se trupi i pajetë i yllit botëror u dërgua  në morg, ndërsa fansat zemërthyer u mblodhën jashtë hotelit duke qarë.

Këngëtari fitoi famë globale si pjesë e grupit të One Direction, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Liam Payne ka një djalë, Bear, me ish-parteren e tij, këngëtaren britanike, Cheryl, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.

Related Articles

Back to top button