Fier, nis fushata e vaksinimit antigrip, Sipas shefes së shërbimit epidemiologiik pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Anila Moci: mbi 27 mijë doza shpërndahen në qendrat shëndetësore
Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Fier , ka nisur fushata e vaksinimit antigrip 2024- 2025. Sipas shefes së shërbimit epidemiologiik pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Anila Moci, në tê gjitha qëndrat shëndetësore janë shpërndarë mbi 27 mijë doza , ndërkohë që gjatë një dekade të funksionimit të kësaj fushate ,numri i tyre është rritur nga 3000 në 27.300 duke e renditur Njësinë Vendore të kujdesit shëndetësor Fier, ndër më të sukseshmet në vend përsa i përket procesit të vaksinimit antigrip duke theksuar se asnjë dozë nuk ka shkuar dëm.
Aktualisht procesi vashdon me ritme shumë të mira dhe interes të lartë nga të gjitha grupet e riskut ka pohuar Moci, por sfidë mbetet ndërgjegjësimi i diabetikëve , të cilëve format e rënda të gripit mund tu kushtojnë edhe jetën.
Pavarësisht se aktualisht situata ndaj virozave është e qetë, ka thënë Moci, gjatë 10- ditëshit të parë të procesit të vaksinimit antigrip , vihet re një interes i shtuar i popullatës në zonat rurale , por njëherazi dhe një rënie e ndjeshme e interesit në qytet, ndaj ka një shtim të grupeve të punës në terren për të ndërgjegjësuar qytetarët për kryerjen e vaksinës antigrip.
Edhe pse sezoni i gripit ende nuk ka ardhur, specialistja e shëndetit publik thotë se kjo është periudha më e mirë pęr vaksinën ndaj gripit dhe mënyra më e efektshme pêr të parandaluar format më të rënda të gripit sezonal.