AKTUALITETPOLITIKË
Përjashtohen dy deputetët e PD/ Kuvendi: Hoti e Doda, 10 ditë jashtë seancës dhe komisioneve
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e Kuvendit për shkak të zhurmës dhe kaosit të krijuar në seancën e kaluar.
Ata ishin në krye të kaosit dhe zhurmës në sallën e kuvendit duke tentuar të pengojnë zhvillimin normal të seancës së të enjtes. Hoti u pa teksa spërkaste me një lëng të dyshuar si benzinë sallën e Parlamentit.
Kurse, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda u kap nga kamerat teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores për të penguar punimet sipas axhendës parlamentare.