AKTUALITETKRONIKË

Aksident i frikshëm, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë, Në mjet nuk gjendet asnjë person

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga kryesore dhe ka “fluturuar” drejt Lanës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burimet mediatike bëjnë me dije se kur Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, por brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën shoferin dhe as pasagjerin.

Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali. Ende nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button