Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030/ Gjashtë shtyllat prioritare të zhvillimit dhe rritje e të punësuarve mbi 73 mijë
Vendi ynë po njeh vitet e fundit një “boom” të turizmit dhe rritje të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, duke dalë sot si një aktor dinamik në skenën evropiane, si faktor stabiliteti i pakundërshtueshëm në rajon, ashtu edhe në planin ekonomik me një dyfishim të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar në harkun e 10 viteve.
Qeveria ka zbatuar reforma që synojnë rritjen e aksesueshmërisë dhe cilësisë në këta sektorë, duke njohur rëndësinë e tyre në zhvillimin social dhe konkurrueshmërinë ekonomike. Gjithashtu, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të forcuar sistemin e saj të mirëqenies sociale, duke siguruar mbështetje më të mirë për personat e cënueshëm dhe duke hedhur bazat për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
Në vitin 2023, Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe të përqindjes së mbërritjeve të turistëve ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje me 56% krahasuar me vitin 2019. Pas pandemisë së COVID-19, ekonomia e vendit shfaqi një rimëkëmbje të fuqishme dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti në 17,5 miliardë euro në vitin 2023, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 26,3% krahasuar me vitin 2019. Gjithashtu, gjatë pesë viteve të fundit, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri janë rritur me 35%, duke arritur në 1,3 miliardë euro në vitin 2022, ndërsa investimet në pasuri të paluajtshme nga jorezidentët arritën në 291 milionë euro në vitin 2022, gjë që tregon atraktivitetin e sektorit të turizmit dhe besimin e investitorëve. Stabiliteti financiar i Shqipërisë theksohet më tej nga norma e saj më e ulët e inflacionit krahasuar me fqinjët e saj në rajon dhe me mesataren e BE-së, duke regjistruar një normë mesatare vjetore të inflacionit prej 4,5% gjatë pesë viteve të fundit. Turizmi ka parë gjithashtu rritjen më të lartë, me 7,5 milionë mbërritje ndërkombëtare në vitin 2022, shifër e cila u rrit në 10,1 milionë në vitin 2023. Kjo rritje e turizmit kontribuoi në një rritje ekonomike prej gati 5% në vitin 2022.
Por, përmes kësaj draftstrategjie për turizmit, qeveria ka bërë publik vizionin për të zhvilluar turizmin gjatë viteve të ardhshme. Për konsultim publik është hedhur draft strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2024-2030, e cila parashikon drejtimet dhe instrumentet sesi do të zhvillohet ky sektor në shtatë vitet e ardhshme.
Strategjia e ndan vendin në gjashtë klastera turistikë, duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta. Për secilën nga klasterat, drafti ka nxjerrë produktet turistike parësore dhe dytësore, burimet dhe atraksionet kyçe, si dhe përvojat kryesore të disponueshme për turistët.
Klasteri i bregdetit të Adriatikut, klasteri verior i brendshëm, klasteri i qytetit të Tiranës, klasteri qendror, klasteri i bregdetit të Jonit dhe klasteri jugor i brendshëm.
Qeveria parashikon që sektori i turizmit të zhvillohet ndjeshëm në 7 vitet e ardhshme, me ndihmën edhe të disa instrumenteve fiskale, si dhe kredive me kushte lehtësuese për investitorët. Numri i të punësuarve në turizëm pritet të arrijë në mbi 73 mijë në vitin 2030 nga rreth 42 mijë që ishte vitin e kaluar, me një rritje prej 31 mijë persona ose 42.1%.
Qeveria parashikon që sektori i turizmit të zhvillohet ndjeshëm në shtatë vitet e ardhshme, me ndihmën edhe të disa instrumenteve fiskale, si dhe kredive me kushte lehtësuese për investitorët. Numri i të punësuarve në turizëm pritet të arrijë në mbi 73 mijë në vitin 2030 nga rreth 42 mijë që ishte vitin e kaluar, me një rritje prej 31 mijë persona ose 42.1%. Një rritje e ndjeshme pritet edhe në numrin e shtretërve, gjë që do të shoqërohet me shtim të numrit të turistëve dhe rrjedhimisht, edhe netë të qëndrimeve të tyre. Kjo jo vetëm nëpërmjet krijimit të kapaciteteve të reja akomoduese, por edhe formalizimit të njësive ekzistuese akomoduese. Strategjia parashikon që në vitin 2030, vendi të jetë 477 mijë shtretër të regjistruar përkundrejt 270 mijë që kanë qenë vitin e kaluar. Pra, një rritje mbi 207 mijë ose 76%.
Shtimi i investimeve, rritja e numrit të shtretërve dhe të punësuarve pritet të rrisë të ardhurat nga sektori i turizmit. Në vitin 2030, qeveria pritet të mbledhë nga turizmi 6.7 miliardë euro ose 2.6 miliardë euro më shumë sesa vitin e kaluar, që u konsideruar edhe si një ndër më të mirët në vite edhe në aspektin financiar.
Përmes aplikimit të masave të parashikuar, sipas draftit do të ketë një rritje të numrit të shtretërve dhe diversifikim i motiveve të ardhjes në Shqipëri, duke zvogëluar me 35% numrin e netqëndrimeve gjatë pikut të sezonit veror dhe rritjen e tyre jashtë tij.
Po ashtu parashikohet një rritje e numrit të të punësuarve, nga 42 698 individë që u raportuan nga INSTAT në vitin 2023, në 73 778 persona, në vitin 2030. Sipas draftit të ardhurat nga turizmi pas masave që do ndërmerren do të rriten nga 4.16 mld euro, në 6.7 mld euro deri në vitin 2030.