AKTUALITET

Tentoi të vriste prindërit. “MONTANA” i Fierit i vë zjarrin banesës së tij. Rezikuan të digjeshin dy të moshuarit.


Një natë pas rënies së një zjarri në një banesë në lagjen “15 Tetori”, ku fatmirësisht u shpëtuan dy të moshuar që ndodheshin brenda, njëri prej të cilëve i paralizuar, flasin fqinjët dhe një prej djemve që ndihmoi në nxjerrjen e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Doli një komshi nga kati i katërt duke bërtitur për ndihmë. Ne u ngjitëm lart, por dera ishte e blinduar dhe nuk hapej. Më pas erdhi një komshije nga kati i tretë, na dha çelësin dhe e hapëm derën. Më vonë erdhën zjarrfikësit. Të moshuarit ishin shumë të frikësuar sepse zjarri po përhapej në dhomë. Gruaja ishte e shtrirë, e paralizuar. Nuk ndjeva frikë sepse e dija që brenda ndodhej një person i sëmurë, i njoh dhe i kam në lagje. Merak kisha vetëm se mos shpërthente ndonjë bombul gazi.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Jashtë kamerave, fqinjët tregojnë se zjarrin mund ta ketë shkaktuar djali i familjes, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është aktualisht i ndaluar nga policia. Altjon Sulejmanaj, I vetëquajtur “Tony Montana”, ai është ndaluar më parë për vendosjen e zjarrit në një lokal, ndërsa mbrëmë i vuri flakën shtëpisë së prindërve, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Altjon Sulejmanaj

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button