E rëndë në Peqin/ 40-vjeçari shkon në spital i plagosur, përfundon në gjendje kome pasi humbi shumë gjak. Ja çfarë thotë policia
Një person rreth 40 vjeç është dërguar në gjendje kome i plagosur në spitalin e Peqinit rreth orës 20:50 Raportohet se 40-vjeçari ka pësuar një plagë tejshpuese në këmbë dhe si rezultat ka humbur shumë gjak.
Mirëpo, Nesho nuk preferon të japë përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për qeveri teknike. I plagosuri për shkak të gjendjes kritike është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit
Konretisht, në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë shtetasi Shkëlzen Cani, rreth 41 vjeç, banues në Peqin. Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar shtetasi Aldo Tufa, 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
REAGIMI I POLICISE
Peqin
Plagosi me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon autorin dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit