“TRONDIT” avokati Idajet Beqiri: Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e deputetit Fatmir Xhindit në Roskovec.
Avokati i njohur Idajet Beqiri, tha në “Ora e Fundit” se Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Ai theksoi se të gjithë personat, të cilët kanë pasur dijeni për veprimtarinë e tij të paligjshme, një pjesë e tyre janë eliminuar.
“Atë gjithë që kishin dijeni për veprat e tij, një pjesë e mirë e tyre, nuk ekzistojnë. Ai I ka eliminuar edhe me armë. Ai beson se shqiptarët do t’ia falin gjakun e bijve që ka marrë. Sali Berisha është vrasës i Fatmir Xhindit, nuk është se e ka bërë vetë, por ka urdhëruar vrasjen e tij. Sali Berisha e ka pas rrëzës se veshit dhe për vrasjet e Haklajve. Ilir Kunushevcin e ka vrarë Sali Berisha. Ka marrë urdhër nga Serbia dhe i kishte dhënë fjalën Sllobodan Milloshovicit dhe Arkanit, që nuk do linte këmbë arme që të futej nga Shqipëria në Kosovë”, tha ai.