AKTUALITET

Turi me shqiptarët në New York/ Rama: Dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE


SHBA- Kryeministri Edi Rama nga SHBA, tha se vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë është përmbushur tashmë.  Ai tha se në zgjedhjet e 2025, qytetarët tanë kudo që janë, do mund të zgjedhin përfaqësuesit në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai u kërkoi votën bashkëatdhetarëve në SHBA, me premtimin që Shqipëria të bëhet vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian në 2030.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Kjo është një ditë shumë  posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar përtej oqeanit, as si qytetar me të drejtë vote  në Shqipëri, por tanimë edhe si votues për mundësinë e marrjes pjesë në zgjedhje nga këtu, në Amerikë. Ky është një premtim I mbajturat, dhe jam sot, bashkë me disa kolegë të mi , për tju thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemali në Bruksel. Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut në Bruksel krah për krah gjithë flamujve të tjerë te familjes europiane, që historia gjithmonë na ka penguar ti bashkohemi. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve.”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button