AKTUALITETBOTA

Rënia e 13-vjeçares shqiptare nga pallati 7-katësh në Itali po hetohet si rast i dyshimtë, duke përjashtuar mundësinë e një aksidenti.


Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa adoleshentë, përfshirë një djalë 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm gjatë momentit tragjik. Sipas mediave italiane, vajza mund të ketë pasur një lidhje që ndoshta ka dashur të përfundojë. 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat, por më pas është lënë i lirë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas gazetës “Libertà di Piacenza”, dyshohet se vajza është hedhur qëllimisht. Trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia, ku pritet të kryhet autopsia në fillim të javës. Miqtë e saj kanë deklaruar se ajo nuk shfaqte sjellje problematike dhe po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dëshmia e së motrës

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës”. Kështu shprehet motra 22-vjeçare e 13-vjeçares së vdekur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,” shkruan ajo.

22-vjeçarja ka publikuar edhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button