AKTUALITET

Iu vuri zjarrin prindërve në banesë/ Gjykata vendos shtrim të detyrueshëm në spital për 42 vjeçarin në Fier


Gjykata e Fierit ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili i vuri flakën banesës ku ndodheshin dy prindërit e tij, pasi rezulton me probleme mendore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Është dhënë vendimi shtrim i detyrueshëm në një spital psikiatrik se ka rezultuar nga inspektimi paraprak se nga probleme të theksuara mendore dhe ka tendencë të ndezë zjarre. Para disa kohësh ka qenë i arrestuar për një zjarrvënie të një lokali në Fier. Tendenca e tij për t’i vënë flakën dyqaneve dhe shtëpive rezultoi pothuajse fatale dhe ka qenë fati i prindërve të tij që kanë shpëtuar pa u djegur”, raportoi gazetarja Valbona Davidhi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

42- vjeçari u arrestua dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” .

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
42-vjeçari nuk është një figurë e panjohur për uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button