AKTUALITETBOTA

E RËNDË/ U qëllua për vdekje nga pensionisti 78-vjeç, Dritan Hakaj është shqiptari që u vra në Milano

Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri në Milano të Italisë. Bëhet fjalë për Dritan Hakaj, i cili u qëllua me armë zjarri nga një i moshuar.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pas një debati të ashpër me shqiptarin, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 4 herë në drejtim të 45-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Viktima ka marrë një plumb të vetën në gjoks, që e ka lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.

Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button