Nje aksident i rende eshte shenuar në aksin Lezhe – Laç, prane kryqezimit te Treshit. Nga perplasja e 3 mjeteve, nje person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur.
Lezhë- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje, në superstradën Lezhë-Laç, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit”.
Raportohet paraprakisht për të paktën një të vdekur, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar dhe një të plagosur. Policia dhe ambulancat kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Në aksident u përfshinë të paktën 3 automjete në karambolim mes tyre. Respektivisht dy vetura dhe një fuoristradë.
Sipas të dhënave të para nga këqyrja e vendngjarjes dhe hetimi, mjeti tip “Opel”, ku udhëtonte viktima ende i paidentifikuar, i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim, kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë dhe për shkak të plagëve të marra, drejtuesi ka humbur jetën në vendngjarje.
Një prej mjeteve nga përplasja jo vetëm është dëmtuar rëndë, por edhe u përmbys jashtë rruge. Makina mban targat AA968KV, ku ka pasur edhe më shumë dëme.
Aksidenti i rëndë solli edhe trafikun e rënduar në rrugë, ku radha e mjeteve u bë kilometrike, kurse forca të shumta policie dhe zjarrfikësit kryen veprimet operacionale dhe hetimore.