AKTUALITET

“Jam në rrezik”/ Mesazhi i fundit i 37-vjeçarit, flet motra e tij: I tregova fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin


Familjarët e Orgel Fushas janë alarmua pas një mesazhi që ai u ka dërguar atyre, duke i thënë që të kujdesen për fëmijët. Prej gjashtë muajsh 37- vjeçari ndodhet në Spanjë, ndërkohë që ka shkëputur edhe kontaktet me familjarët. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu motra e tij duke folur për emisionin “Shqipëri Live” ka treguar bisedat e fundit që ka pasur me të. Ajo shprehet se në bisedën e fundit që ka pasur me të vëllanë ai i ka thënë që është në rrezik. Madje ajo thotë se i ka dërguar edhe foto të fëmijëve, por ai e ka fikur telefonin. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit”, tha motra e tij. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pjesë nga intervista:

Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur

Pyetje:  Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte

Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam Spanja. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.

Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj

Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar

Motra e Orgelit: Është i ndarë

Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni

Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është

Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej

Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar

Related Articles

Back to top button