AKTUALITET

Inceneratori i Fierit/ Apeli i Posaçëm: Të rishqyrtohet çështja, do thirren dëshmitarë të tjerë


Në procesin që po mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, trupa gjyqësore ka vendosur të përsërisë shqyrtimin gjyqësor në apel.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Këtë të hënë gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së posaçme që të merren në pyetje disa dëshmitarë përfshi edhe Arjola Kodrën që u shpall e pafajshme nga gjykata e shkallës së parë duke çelur procesin gjyqësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të pafajshëm u shpallën edhe Juri Imeraj, administrator i një prej kompanive që ka kryer punime në Inceneratorin e Fierit si dhe Arben Dervishaj i akuzuar për “Falsifikim dokumentash” dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, edhe pse SPAK kërkoi dënim me 7 vite heqje lirie.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shkalla e parë ka dënuar me 10 vite burg Ish-ministrin Lefter Koka për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Fierit që në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa ish-vartësi i tij Alqi Bllako, u dënua me 4 vite burg dhe ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Koka u gjet fajtor fajtor për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ndërsa për Bllakon edhe pse SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg, gjykata e shpalli të pa pafajshëm për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim dhe rikualifikoi veprën penale duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button