Një 19-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit, më 11 maj 2022 në veri të Londrës.
Një 19-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit, më 11 maj 2022 në veri të Londrës.
Grupi i grabitësve, mes të cilëve edhe Reuben Bernard, hyri në shtëpinë e Kukës në Whetstone, ndërsa ai ishte në gjumë, për të grabitur drogën e tij me vlerë 30,000 £.
Reuben Bernard, i cili ishte 17 vjeç në kohën e sulmit, u dënua për vrasje, plagosje me qëllim dhe komplot për grabitje. Gjyqtari Lynn Tayton KC përshkroi vdekjen e Kukës si “brutale” dhe theksoi ndikimin emocional të ngjarjes mbi prindërit e tij, të cilët janë “të shkatërruar”.
Avokati e përshkroi sulmin si një përpjekje për të torturuar Kukën për të zbuluar vendndodhjen e drogës. Kuka u qëllua katër herë në kokë me një pistoletë përpara se të goditej për vdekje me dy thika në bastisjen që ndodhi herët në mëngjes. Ai u gjet me 10 plagë me thikë si dhe katër copa metalike të ngulitura në lëkurën e kokës.
Bernard pretendoi se ishte detyruar të godiste viktimën, por kjo mbrojtje u refuzua nga gjyqtari. Ai pranoi se kishte shkuar në dhomën e gjumit të shqiptarit, por pretendoi se viktima nxori një armë dhe e mbajti në kokën e një personi tjetër. Ai tha se e goditi me grusht Kukën në fytyrë për ta detyruar të hedhë armën e zjarrit përpara se dikush tjetër ta vriste.
Në seancat e mëparshme, katër të tjerë të përfshirë në sulm u dënuan me burgim nga gjashtë deri në 11 vjet.