AKTUALITET
Hetimi i atentatit me dy viktima në Shkodër, policia gjen 3 armë dhe dhjetëra gëzhoja në “Benz”-in me targa kroate
Mjeti tip benz me targa kroatë që lëviztë Hamza Lici dhe Arlind Bushati i është nënshtruar një kontrolli ka ana e policisë se shtetit.
Burime për gazetarin e “Ora News”, Edison Vatnikaj, bëjnë me dije se gjatë këqyrjes janë gjetur 3 armë zjarri.
Këto armë janë dërguar në laboratori e policisë shkencorë për t’u përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Po ashtu, policia po punon për të përftuar element të gjurmë të gishtave.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sasi e konsiderueshme gëzhojash për të cilën policia do të rikthehet sërish në vendin e ngjarjes për të siguruar prova të tjera.