U njohën nga rrjetet sociale/ 27-vjeçari shqiptar tenton të mb*ys ish-in me zinxhirin e çantës, arrestohet në Greqi
Një shqiptar është arrestuar paraditen e djeshme në Peristeri të Athinës. Mësohet se 27-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje.
Mediat vendase bëjnë të ditur se i riu është njohur me 22-vjeçaren përmes një platforme në rrjetet sociale dhe pas një komunikimi të shkurtër, 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund lidhjes mes tyre.
Gjithashtu shqiptari mbrëmjen e së hënës e ka hipur me forcë 22-vjeçaren në një taksi dhe më pas e ka kërcënuar se nuk do ta linte të dilte nga automjeti.
Më pas 22-vjeçarja ka tentuar të dalë nga mjeti në lëvizje, por 27-vjeçari e ka neutralizuar duke i kaluar në qafë zinxhirin e çantës që 22-vjeçarja zotëronte, duke e shtrënguar. Më pas e reja ka arritur të çlirohet dhe me ndihmën e disa kalimtarëve që kanë lajmëruar Policinë, është dërguar në stacionin e policisë së Peristerit.