AKTUALITETBOTA

Meloni: Më kërcënuan me vdekje! Marrëveshja me Shqipërinë, kryeministrja e Italisë: Trafikantët janë tërbuar


“Për herë të parë, trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënuan me vdekje”. Këtë e ka thënë Giorgia Meloni në një intervistë televizive.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kryeministrja italiane ka përsëritur se “Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë” dhe sipas saj ato janë “gurthemeli në menaxhimin e flukseve të refugjatëve drejt Italisë”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Meloni ka këmbëngulur se zgjidhja inovatore e Italisë ka surprizuar edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe sipas kryeministres italiane kjo është arsyeja se pse marrëveshja merr kaq shumë vëmendje nga Unioni.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Ka një agresivitet të shtuar së fundmi sepse strategjia e qeverisë po funksionon. Zbarkimet e refugjatëve janë ulur me 60% dhe riatdhesimet janë rritur me 30% në dy muajt e fundit. Askush nuk e kishte pritur një imapkt kaq të madh të kampeve në Shqipëri. Kjo ka krijuar probleme serioze për trafikantët e qenieve njerëzore, që më kanë kërcënuar me vdekje së fundmi”, ka treguar Meloni.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pak ditë më parë Këshilli i Evropës argumentoi se në Itali policia është raciste, kështu që edhe Italia mund të konsiderohet e pasigurt.

E pyetur në lidhje me këtë, Meloni u përgjigj duke thënë se Italia i ka përmbushur të gjitha detyrimet, por nuk mund të bëhet tranziti i miliona njerëzve që duan të transferohen nga Azia dhe Afrika drejt vendeve të BE.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Bangladeshi sot që flasim ka afro 175 milionë banorë… Egjipti ka 104 milionë banorë… Më falni, por kush mund të përballojë flukset gjithnjë e në rritje për të ardhmen? Natyrisht, Italia nuk është ndër ato vende që u thotë “mos hajdeni”, por duhet sipas rregullave dhe mundësive tona, përndryshe do jetë kaos”, ka deklaruar kryeministrja italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button