“Puna e shkëlqyer e SPAK ka dhënë rezultate”, Gonzato: BE mbështet ambicien për të përfunduar negociatat deri në 2027
Gonzato: Më lejoni të theksoj disa nga çështjet kyçe. Sa i përket raportit, raporti vlerëson përpjekjet e kënaqshme. Për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor… nevoja urgjente për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës politik për të realizuar reformat.
Raport thekson nevojën për të miratuar hartën gjyqësore. Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.
Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme.