AKTUALITETKRONIKË

Organizuan atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO nxjerr nga qelia Genti Nderjakun! Arsyeja… i përfunduan afatet e paraburgimit.


GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Genti Nderjakun, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Nderjaku u lirua nga qelia, për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Genti Nderjaku është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, njohur si “Rrumi i Shijakut”, gjatë së cilit u vra shoferi Andi Maloku. Ai ishte pjesë e grupit kriminal që përgatiti atentatin. Për ngjarjen u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halili, ndërsa kishte dënime më të lehta për bashkëpunëtorët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i GJKKO:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi I narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”.
Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të dates 30.10.2024.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi:

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e
tij me adresë: ****.

Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij
me adresë: ****.

Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.10.2024

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button