AKTUALITETFIERI YNË TV
Fier – Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, mirëpret Ambasadorin e Holandës për të diskutuar bashkëpunime në bujqësi, turizëm dhe tregti
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, priti ditën e djeshëm në një takim miqësor Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, z. Reinout Vos, për të diskutuar perspektiva të reja bashkëpunimi mes dy vendeve. Takimi u fokusua në potencialet e rajonit të Fierit në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe tregtisë, ku u theksua rëndësia e zhvillimit të turizmit si një mundësi për rritjen ekonomike dhe krijimin e lidhjeve të qëndrueshme bashkëpunimi.
Subashi nënvizoi rolin që një qasje moderne dhe europiane mund të ketë në nxitjen e këtyre sektorëve dhe përfshirjen e investimeve të huaja, duke parë në Holandën një partner të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.