AKTUALITETFIERI YNË TV
Fier – Përkujtohet sot krijimi i Brigadës XI Sulmuese dhe roli i saj në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare
Sot, qyteti i Fierit përkujton krijimin e Brigadës XI Sulmuese, një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila ka luajtur një rol të shquar në çlirimin e qyteteve si Peqini, Rrogozhina, Kavaja dhe Tirana. Pas çlirimit të këtyre qyteteve, Brigada XI vijoi misionet në veri të vendit, duke kryer detyra të rëndësishme luftarake në Shkodër, Dukagjin, Tropojë dhe Kukës.
Kjo brigadë mbetet një simbol i sakrificës dhe kontributit për lirinë e vendit, ndërsa përkujtimi i saj shërben për të kujtuar dhe vlerësuar trashëgiminë e rezistencës së popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore./fieriweb.com