AKTUALITET

Deputeti i PD për Qarkun Fier, Luan Baçi paraqitet në SPAK.


Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

‘Një problem që do e sqarojmë kur të dalë’ tha ai duke iu përgjigjur gazetares së Report tv, Keti Banushi e cila po raportonte live lajmin për paraqitjen e Saimir Tahirit sot në SPAK.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Baçi po hetohet për akuzat e rënda të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ndërsa denoncuesi ka dorëzuar për të në Prokurorinë e Posaçme një liste me 48 dokumente

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si cështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnë lloj problem.Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë I qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si cështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejftin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla,  unë u paraqita’ tha ai pasi doli nga SPAK.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kjo është hera e dytë, që Baçi pyetet në Prokurorinë e Posaccme për këtë cështje, ndërsa vetë organi i akuzës nuk ka dhënë detaje. Baçi u pyet për këtë dosje edhe në maj të këtij viti. 

Por për çfarë akuzohet Baçi?

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

 Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private ‘Geral AM’, para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.

Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij.

Mësohet se arsyeja e thirrjes së tij, është kallëzimi i bërë nga shtetasi Aredin Behari nga Fieri, lidhur me pasuritë.
Konkretisht bëhet fjalë për aksionet dhe kapitalin që deputeti demokrat gëzon tek kompleksi turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Related Articles

Back to top button