AKTUALITET

Në kohën e vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u gjet në mes të atentatit mafioz në Dobraç

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Makina tip Benz me të cilën po udhëtonin përplasi çiftin pas humbjes së kontrollit.

Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button