AKTUALITETBOTA

Zjarri masiv shkatërron urën e çeliktë që lidh dy qendrat e SHBA


Një zjarr masiv mbrëmë nën urën kryesore mbi lumin Ohio, e cila lidh kryeqytetin Cincinnati me veriun e shtetit Kentucky, ka dëmtuar strukturën e saj të çeliktë, thanë zyrtarët vendas.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ata shtonin se ura Daniel Carter është tashmë e mbyllur për trafikun prej zjarrit që sipas dyshimeve u shkaktua nga një automjet. Por ende nuk dihet sesi zjarri i një automjeti mund të shkatërrojë strukturën e urës, kur çeliku ka nevojë për temperatura mbi 2000 C për t’u shkrire.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Video nga vendngjarja tregonin flakët që ngriheshin rreth 10 metra lart duke ndezur një pjesë të urës me harqe të verdhë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Zjarrfikësat shtonin se copa celiku kishin rënë nga ura dhe trarët e çeliktë ishin hakuar nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dëmi më i madh ishte në korsitë drejt jugut, që do të duhen disa javë për të riparuar, tha për mediat Matt Bruning, i departamentit të transportit në Ohio.

Ai shtoi se duhet të zëvendësohen të paktën tre trarë kryesorë çeliku.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e zjarrit, teksa kreu i zjarrfikësve Frank McKinley tha se flakët mund të jenë ushqyer nga druri e plastike një parku fëmijësh poshtë saj, shkruan rrjeti vendas 11News.

Related Articles

Back to top button