AKTUALITET

Vijojnë kërkimet për 64-vjeçaren e zhdukur në Mallakastër

Prej dy ditësh, policia, familjarët dhe banorët e zonës janë angazhuar intensivisht në kërkimet për 64-vjeçaren Dallëndyshe Heqimaj, e cila është zhdukur nga banesa e saj në fshatin Visokë të Mallakastrës.

E moshuara, e cila vuan nga skleroza, është larguar nga shtëpia që prej mesditës së djeshme, duke ngritur shqetësim të madh te të afërmit e saj, të cilët kanë njoftuar autoritetet për ndihmë. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, deri tani nuk është arritur të gjendet ndonjë gjurmë e saj.

Reklama në FieriWeb - “”

Tre djemtë e saj, me frikën se mund të jetë mbytur, kanë kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve të cilët janë zhytur në liqenin e Ruzhdies , por kërkimet nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Në operacion janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët kanë përdorur dronë dhe qen për të zgjeruar kërkimet në zonën përreth. Policia dhe vullnetarët po vazhdojnë përpjekjet me shpresën për një rezultat pozitiv.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button