AKTUALITET
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta ankimojnë vendimet e GJKKO-së, akuzojnë Policinë për shkelje
Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO), e cila i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me kërkesë të SPAK. Kryemadhi e konsideron masën të pabazuar dhe ka kërkuar shqyrtimin e saj në shkallë më të lartë.
Ndërkohë, pritet që presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të dorëzojë zyrtarisht ankimin e tij përmes avokatit Genci Gjokutaj. Përveç kundërshtimit të masës “arrest në burg”, avokati Gjokutaj ka paralajmëruar një kallëzim ndaj Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, duke pretenduar për shkelje gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës.