AKTUALITET

Rreziku nga rrjetet sociale/ Fëmijët e tyre kryen vetëvrasje, shtatë familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok


Shtatë familje në Francë kanë çuar në gjykatë gjigantin e mediave sociale TikTok, duke akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që rezultuan në dy prej tyre t’i marrin jetën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Padia pretendon se algoritmi i TikTok i ekspozoi shtatë adoleshentët ndaj videove që promovojnë vetëvrasje, vetëlëndim dhe çrregullime të të ngrënit, tha avokatja e familjeve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Prindërit duan që përgjegjësia penale e TikTok të njihet në gjykatë. Është një kompani tregtare që ofron një produkt për konsumatorët, të cilët, për më tepër, janë të mitur. Prandaj ata duhet të mbajnë përgjegjësi për defektet e produktit.”, tha avokatja në një deklaratë për mediat.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

TikTok, si platformat e tjera të mediave sociale, është përballur prej kohësh me shqyrtimin e kontrollit të përmbajtjes në aplikacionin e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ashtu si me platformat Facebook dhe Instagram të Metës, TikTok po përballet me qindra padi në SHBA të akuzuar për nxitje dhe shkaktim të varësisë te miliona fëmijë, gjë që dëmton shëndetin e tyre mendor.

CEO i platformës Su Zhiqiu u tha ligjvënësve amerikanë këtë vit se kompania ka investuar në masa për të mbrojtur të rinjtë që përdorin aplikacionin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button