AKTUALITET

Dosja e mikrokredive kalon në SPAK, dalin në skenë lidhjet e errëta të ‘IUTE CREDIT’ me ‘Final’ e ‘MCA’


Shumë qytetarë kanë humbur gjithçka, duke u bërë të varur nga këto institucione që janë kthyer në ‘fajdexhinjtë’ më të rrezikshëm, aq sa kanë filluar t’i kenë zili edhe bandat kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se dosja për skandalin e mikrokredive, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha financiare, dhe së fundmi shëndetësore te mijëra qytetarëve shqiptarë, do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky zhvillim vjen pas dyshimeve të bazuara në prova, se banda e mikrokredive ka vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Hetimet kanë zbuluar se shoqëritë financiare “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final” janë përfshirë në një skemë mashtrimi që ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas Prokurorisë, këto kompani, së bashku me disa shoqëri përmbarimore dhe ndihmës të tjerë, kanë krijuar një sistem mafioz që ushtron presion dhe kërcënon kredimarrësit, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha financiare.

IUTE Credit dhe lidhjet e saj me “Final”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

IUTE Credit, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2014, ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skandal.

Ajo ka shitur kredi të këqija në mënyrë të paligjshme tek “Final”, e cila, ndryshe nga sa është paraqitur, ka qenë në pronësi të plotë të IUTE Credit për një periudhë të konsiderueshme.

Më 17 Prill 2018, ortakët e “Final” ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë “Iute Albania”, për një shifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” është bërë e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.

Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet të gjitha aksionet e “Final” Arben Maksutit, mafiozi i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive, për një shifër prej 100 milionë lekë të reja.

Kështu, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja.

Duke vepruar si pronare e “Final”, IUTE Credit ka shfrytëzuar këtë kompani për të shitur kredi të këqija, duke i dyfishuar kështu kamatat për qytetarët. Raportet e hetimit tregojnë se shoqëritë “IUTE” dhe “Final” kanë ndarë përgjegjësi dhe role të caktuara brenda skemës së tyre mashtruese.

Për më tepër, ka pasur denoncime të shumta mbi normat kriminale të interesit që IUTE Credit aplikon, duke arritur deri në 800%.

Këto veprime mafioze kanë sjellë pasoja të rënda për disa individë.

Shumë qytetarë kanë humbur gjithçka, duke u bërë të varur nga këto institucione që janë kthyer në ‘fajdexhinjtë’ më të rrezikshëm, aq sa kanë filluar ta kenë zili edhe bandat kriminale.

Me kalimin e kësaj dosjeje në SPAK, vjen koha për një hetim të thellë dhe përballjen e këtij grupi të strukturuar kriminal me ligjin.

SPAK duhet të veprojë me urgjencë për të çuar përpara drejtësisë këtë bandë hajdutësh, e cila po shkatërron jetët e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Përfundimisht, është koha që praktikat abuzive të IUTE Credit dhe shoqërive të lidhura me të të marrin fund, dhe ata që janë përgjegjës të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. /Pamfleti

Related Articles

Back to top button