AKTUALITETFIERI YNË TV

Fier, vijojnë punimet për kolektorin e ujërave të zeza në bulevardin “Jakov Xoxa”: projekti sjell përfitime për qytetarët dhe përmirësime mjedisore


Vazhdon ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza në bulevardin “Jakov Xoxa” në Fier, projekt që pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe mjedisit në qytet. Projekti, që mbulon zonën nga kryqëzimi me Rrugën “Skenderbeu” deri te kryqëzimi i Rrugës “Mujo Ulqinaku”, financohet nga Bashkia Fier me një vlerë prej 29.2 milionë lekësh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky investim synon të shmangë daljet e ujërave të zeza dhe të ruajë pronat e qytetarëve nga dëmtimet. Ndërsa punimet vijojnë, qytetarët shprehin vlerësim për financimin, por raportojnë edhe vështirësi të përkohshme në qarkullim për shkak të ndryshimit të kahjeve të lëvizjes në një nyje të rëndësishme rrugore. Ata shprehin shqetësimin se trafiku dhe rreziku i aksidenteve janë shtuar në rrethrrotullimin pranë urës së Sheqit, ku automjetet dhe këmbësorët kryqëzohen në të njëjtën kohë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërhyrja, e cila do të përfundojë brenda tre muajsh, ka prekur edhe infrastrukturën e rikonstruktuar më parë të bulevardit, por qytetarët besojnë se projekti do të zgjidhë përfundimisht problemin e kanalizimeve në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button