Tritol godinës së marrë me qira nga Kozaku, dyshimet e para
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një godinë bosh në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Policia njoftoi se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë gazetari i News24, Igli Çelmeta, sqaron se godina ne fjalë është marrë qira nga Kozaku, personazh i njohur i TikTok, ku pritej të bënte një investim.
Gazetari bën të ditur se ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.
Për të zbardhur ngjarjen policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë
Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.