AKTUALITET

Vlorë/ Aksidenti i rëndë në Jonufër, përplasen dy mjete! Dërgohen në spital dy të lënduar, pasagjeri mbeti i bllokuar brenda mjetit

VLORË – Aksident i rëndë automobilistik në Jonufër. Një furgon markë Benz është përplasur me një automjet tip Golf. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button