AKTUALITET

U kërcënua nga Ervis Martinaj, ish-shefi i “Shqiponjave” rikthehet në punë. Engjëllush Avdulaj do të mbajë postin e drejtorit të IMT-së në Sarand


Ish-shefi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit, Engjëllush Avdulaj, me një karrierë 25-vjeçare në radhët e uniformave blu, është rikthyer në punë pas largimin si pasojë e kërcënimeve nga Ervis Martinaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas News24, Engjëllush Avdulaj do të mbajë postin e drejtorit të IMT-së në Sarandë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kujtojmë se shkak i kërcënimeve të tij ishin kontrollet në bizneset e lojrave të fatit të Martinaj. Përplasja ka ndodhur në tetor të vitin 2013, ku sapo kishte nisur operacioni “Fundi i Marrëzisë” dhe policia kishte bllokuar makineri të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Avdylaj ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button