AKTUALITET

Zunë me dorë dhe mjekuan plagën e Nuredin Dumanit, gjykata dënon teknikun e laboratorit në Fier. Dy mjekët dhe infermieri shpallen të pafajshëm


Njëri nga katër punonjësit e spitalit të Fierit, që zunë me dorë dhe mjekuan plagën e Nuredin Dumanit, është dënuar nga gjykata e Fierit për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vendimi për dënimin e teknikut të laboratorëve mjekësorë, Bledar Bërdalli, është marë në 25 shtator 2020 nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, e cila fillimisht vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë Bledar Bërdallin me dy muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se ky dënim me burg, është zëvendësuar me 80 orë punë në interes publik, që mjeku Bërdalli duhet të kryejë për një periudhë 6 mujore, nëse ky vendim i shkallës së parë lihet në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa për sa i përket akuzës tjetër “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të ngritur nga prokuroria e Fierit kundër Bledar Bërdallit, tekniku ka marrë pafajësinë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pafajësi kanë marrë dhe tre mjekët e tjerë të spitalit Fier Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj, të cilët ishin marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pritet që ky vendim të apelohet në ditët në vijim nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndërkohë dy muaj para dhënies së këtij vendimi, në Korrik 2024 gjykata e Fierit dënoi me 1 vit e 3 muaj burgim, të dashurën e Nuredin Dumanit, Mirjete Hajdinaj.

Dënimi i saj është bërë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të një automatiku”, që policia e sekuestroi pikërisht në banesën ku u arrestua dhe Nuredin Dumani në qytetin e Fierit.

Ndërkohë në dosje thuhet se mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shkuan në banesën e të plagosurit dhe i dhanë ndihmën e pare mjekësore.

Pasi ishin larguar nga banesa, asnjë prej tyre nuk e njoftoi Policinë, për personin që kishin kururar.

Sipas dosjes hetimore, tre mjekët kanë mohuar akuzat duke treguar se ata kishin shkuar vetëm një herë të vetme në ambientet e shtëpisë, duke mos pasur asnjë informacion mbi identitetin e personit që do mjekonin.

Njëri prej tyre, Bledi Bërdalli, ka treguar se është kontaktuar nga Henrik Hoxhaj, me të cilin ka njohje të mëparshme, i cili i ka paraqitur situatën e një personi të dëmtuar dhe që ndodhej në shtëpi.

Bërdalli, ka kontaktuar një infermier dhe një kirurg për të parë plagën dhe vizitonin shokun e Henrik Hoxhaj.

Vizita është bërë në ambientet e një apartamenti në katin e 4 të një pallati në Fier, ku pas mjekimit mjekët nuk i kanë dhënë shpresë Nuredin Dumanit për tu përmirësuar nëse nuk trajtohej në një klinikë mjekësore të specializuar.

Dumani u plagos mbrëmjen e 29 marsit 2022, në Papër të Elbasanit, ku edhe iu ngrit pritë nga ai që ishte dikur miku i tij më i ngushtë, Talo Çela.

Nuredin Dumani, kishte mbërritur nga Kosova në Shqipëri për të vrarë Kastriot Kilën dhe Talo Çelën, por në përpjekje për të kapur këta, ai ka rënë në pritë, duke u përballur me breshëritë e kallashnikovit.

Por në fakt, gjithçka ishte një kurth i organizuar nga grupi i Talo Çelës, për të eliminuar Dumanin.

Por ky i fundit shpëtoi me një plumb afër mushkërisë. Pas plagosjes, Henrik Hoxhaj e çoi në Fier, duke i dërguar edhe mjekët në shtëpi. Disa orë më pas në banesë kanë shkuar policia, duke kryer arrestimin e menjëhershëm të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button