Aksidenti i mori jetën 8-vjeçarit në trotuar, banorët e Pajovës organizojnë protestë, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë
Banorët e fshatit Pajovë të Peqinit do të organizohet një protestë të premten (8 Nëntor) në orën 10:00 në vendin ku humbi jetën vogëlushi 8-vjeçar Enio Tabaku.
I mituri humbi jetën në aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e 31 Tetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundiu jashtë rruge, duke përlasur vogëlushin.
Ndërkohë, protesta do të organizohet për të kërkuar plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme.
Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.