AKTUALITET

Shfaqet gripi i stinës në Shqipëri, Silva Bino: Izolohen rastet e para

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A. Aktualisht sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por situata është në monitorim.

Ndërkohë në rritje paraqitet numri i të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Në një javë në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona nga fëmijë deri tek të moshuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Përveç virusit të gripit dhe virozave respiratore Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik apelon për kujdes të shtuar këtë dimër ndërsa paralajmëron dhe për praninë e Sars Cov 2 dhe virusit sinsincial.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Related Articles

Back to top button