AKTUALITET

Përdh*nimi i të miturës, flasin xhaxhallarët: Vëllai erdhi në stallë e s’na tregoi asgjë, autori të dënohet


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku Edison Shema akuzohet se ka përdhunuar një të mitur, vajzën e shokut të tij të ngushtë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas denoncimit të së miturës, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga ekspertiza ka rezultuar se e mitura është përdhunuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe familjarët e 16-vjeçares, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni për ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ata janë shprehur se vëllai nuk u kishte treguar asgjë, teksa kanë kërkuar dënimin e 43-vjeçarit, Edison Shema.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Rastin e morëm vesh nëpërmjet televizioneve. Nuk dinim asnjë gjë, sepse edhe vëllai nuk na ka thënë. Vumë re që dje nuk ishte fare në stallë familja e vëllait, as në shtëpi, dhe na ra në sy që mund të kishte diçka.

Nuk kemi folur me vëllain, sot kishte ardhur në mëngjes tek stalla dhe iku pa na folur. Edisoni duhet të dënohet për këtë që ka bërë, nuk e besojmë dot dhe nuk na e merrte mendja të arrinte deri këtu”, kanë thënë xhaxhallarët e të miturës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kujtojmë se ngjarja tronditëse u bë me dije një ditë më parë, 6 nëntor. Edisom Shema akuzohet se ka abuzuar me të miturën prej 4 vitesh, që në moshën 12-vjeçare deri në moshën 16-vjeçare që është sot vajza.

Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button